Flet Akil Kraja: Porti i Durrësit kthehet në interes të Serbisë. Kjo aferë tejkalon inceneratorët. Trualli i Portit të Durrësit vlen 5 miliardë euro, kurse investimi i privatit 2 miliard ? Shqiptarët dalin me 3 miliard humbje

141
Sigal

Afera e Portit të Durrësit disa herë më e madhe se ajo e inceneratorëve. Po veprohet në interes të Serbisë

Som: Është një aferë shumë herë më e rëndë sesa ajo e inceneratorëve, sepse ka disa elemente. Së pari vlera, 2 miliard pjesa e investimit së dyti, po flasim për element strategjik, portin kombëtar dhe ka një dimension diplomatik, së treti kemi të bëjmë me influenca të huaja, së fundmi po flitet për Serbinë ndërkohë që ne kemi detyrime karshi Bashkimit Europian.

 “Porti i mallrave aktual do duhet të spostohet. Kush do ta paguajë këtë transfertë? Qytetarët shqiptarë. E dyta, ky truall që është për momentin Porti i Durrësit flitet se vlen 5 miliardë euro, pse investimi i privatit është 2 miliard? Qytetarët dalin me 3 miliard të humbur”.

Akil Kraja

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Akil Kraja ka komentuar aferën e Portit të Durrësit duke e cilësuar si një aferë më e rëndë se sa ajo e inceratorëve. Kraja u shpreh se ka disa elemente që e bëjnë këtë aferë më skandaloze, ku ndër kryesore theksoi përfshirjen e kryeministrit që po del në faqe të parë, teksa ky i fundit sipas Krajës po mundohet ta përshpejtojë këtë ligj pasi po bashkëpunon me Serbinë për interesat e tyre.

Është një aferë edhe më e rëndë se e inceneratorëve, kështu e ka cilësuar kreu i Partisë demokratike projektin për Portin e Durrësit, një projekt që kaloi edhe me procedurë të përshpejtuar në kuvend. Drejtori i Kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike dhe njëherësh edhe ekspert ekonomie Akil Kraja do të na hedhë dritë mbi këtë çështje. Pse është më e rëndë se incenratorët ky projekt?

Është shumë herë më e rëndë se inceneratorët, sepse ka disa elementë që e bëjnë të tillë. Së pari vlera, pra flasim rreth 2 miliardë dollar investim. Së dyti, sepse flasim për elementë strategjik, Portin Kombëtar më të madh dhe ka dalje në Adriatik. Dhe ka një diplomaci. Së treti shumë të rëndësishëm kemi të bëjmë me influenca të huaja. Së fundmi po flitet për Serbinë. Ndërkohë që ne kemi detyrime karshi Bashkimit Europian. Pa përmendur që kemi një investitor që me sa duket është nga vendet arabe. Është aferë edhe më e madhe se e inceneratorit, sepse procedurat këtë radhë siç e shikoni jemi në kushtet kur mungon elementi i transparences, ndërsa në Parlament ky ligj është votuar me procedura të përshpejtuara. Është më e madhe se ajo e inceneratorëve, sepse fatkeqësisht këtë radhë është vetë kryeministri i cili që po del në faqe të parë ndërkohë që për inceneratorët ka qenë i fshehur. Një ministër apo një kryetar bashkie dhe herë pas here dilte në pamje për të shuar ndonjë skandal. Është gjithashtu tradhëti kombëtare se Durrësi ka një ngarkesë identitare historike për ekonominë dhe për mbarë vendin. Është një port mijëra vjeçar dhe për pasojë nuk mund të trajtohet si një territory i çfardoshëm. Pra është megaskandal, është mega aferë. Dhe e ripërsëris ka një dimension të madh në këtë rast, që prek atë që është kombëtare. Kombëtare pasi me çfarë po flitet është një ndërtues serb, fonde serbe që janë gjithashtu nën embargon e Bashkimit Europian. Është edhe një problematikë kombëtare edhe për marrëveshjen e MSA, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që parashikon që Shqipëria kur ka një tender publik kur ka një prokurim publik të ketë mundësinë që t’a hapë këto mundësi edhe partnerëve europianë. Në mënyrë që shkëmbimet ekonomike si në sensin e tregtisë, por edhe në dimensionin e investimeve të zhvillohen mes vendeve të BE dhe mes Shqipërisë. Kjo është ajo që quhet orientimi perëndimor i Shqipërisë. Pra këtu kemi të bëjmë me një megaskandal dhe unë do të thoja edhe tradhti pasi kur gjërat janë okulte, kur flasim për 2 mld euro, të paktën ajo që flitet për momentin dhe kur flasim për përjashtimet nga taksat, këtu flasim për vjedhjen e Shqipërisë, haptazi.

Ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Karriç sipas kryedemokratit Berisha, pra janë investitorë ndaj të cilëve është vënë një embargo nga BE pasi janë përkrahës të Vuçiç dhe Lukashenko. Çfarë informacionesh ka PD në lidhje me këtë çështje?

PD dhe kryetari i saj e kanë denoncuar për vite të tëra OB si një hegjemoni serbe dhe si një nismë që orientohet në Moskë. Dhe tashmë kryeministri i vendit ka një projekt madhor si ky i Portit të Durrësit i cili lidhet drejt për së drejti pra me sa duket me projekte të këtyre investitorëve në Beograd. Në këtë drejtim faktet po dalin dita ditës, Serbia e Rusia po kërkojnë që nëpërmjet Shqipërisë të fitojnë një dalje në Adriatik dhe nuk ka gjë më të mirë se si t’u ndodhë kjo nëpërmjet portit kryesor të vendit dhe mbi të gjitha nëpërmjet disa kompanive guackë të cilët ende sot nuk dihet kush do të jenë përfituesit. Më lejoni të riktheksoj faktin që prej kompanisë së parë që është diskutuar para disa muajsh e deri në momentin që flasim sot janë bërë 3 ndryshime të kompanive finale, të cilat kanë negociuar me shtetin shqiptar, por se kush është pala tjetër dhe në projektligjin që u votua në Parlament nuk diheshin detajet për atë që njihet si përfituesi fundor, emër, mbiemër, adresë e kështu me radhë. Pra të jeni të bindur, Serbia e ka një ambicje shekullore aksesin në detin Adriatik dhe nuk e ka lënë të presë gjatë këtë kthesë të jashtëzakonshme të Kryeministrit Rama që pas 70 vitesh ishte kryeministri i parë që shkonte të vizitonte Beogradin. Dhe siç duket po ja vënë në një pjatë të argjendtë pasi Durrësin po ja falim kompanive fantazëm, të cilat po rezultojnë dita ditës të lidhura e përsëris me projektin famëkeq. Ka patur shumë skandale rreth këtij projekti të Ëaterfront-it të Beogradit. Kështu edhe Open Ballkan mund të shihet si një penetrim i interesave ruso-serbe në Ballkan dhe në rastin konkret në Shqipëri. Dhe në mënyrë specifike në zemrën e Adriatikut dhe në portin më të madh të kombit shqiptar. Serbia nuk është larg, dhe pavarrësisht gjithçkaje, mbetet një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pse nuk u pritën afatet, a ka një logjikë, që keni mundur të krijoni për të kuptuar nxitimin për këtë çështje?

Rama është i kapur në panikun e rikthimit të shpresës nga opozita e sotme, dhe ashtu si me inceneratorët, rreth 9, u bënë në një ditë të vetme në mënyrë që të përshpejtonin dhe të niste makina e miliona eurove të inceneratorëve 420 milionë euro. Dhe në këtë rast ai po përpiqet të bëjë një ligj që do ta shikoni për pak do të ketë probleme nga më të jashtëzakonshmet. Kushtetuta e Shqipërisë nuk e lejon ligjin adnonimen, pra me emërtim konkretisht specifik dhe një rast i ngjashëm ishte ligji ‘Fusha’. Jemi në të njëjtin skenar, dhe kjo është arsyeja pse Edi Rama po e përshpejton! Është i uritur të vjedhë sa më shumë në këtë ridimensionim të opozitarizmit shqiptar. Rama në panik e sipër përpiqet që çdo lloj aseti publik qofshin taksa, qofshin projekte publike si tendera, rrugë, PPP, koncesione, apo si Porti i Durrësit asete shekullore të kombit shqiptar t’i vërë në një ankand korruptiv me përfitues, të cilët ne nuk i njohim. Ndaj edhe si ekonomist jam i shqetësuar.

Ndoshta është dita kur më shumë se kurrë duhet të flasim për çështjet e kostove dhe ekonomisë, jemi në ditët kur sapo është miratuar projektbuxheti i vitit 2023 dhe paketa fiskale. Kryeministri Rama tha se projekti nuk do të ketë kosto për buxhetin dhe do të punësojë 12 mijë njerëz, si preken qytetarët nga ky projekt?

Qytetarët shqiptarë preken në dimensione të shumta, Porti i mallrave aktual do të duhet të spostohet diku tjetër, flitet për në Portoromano apo diku tjetër. E gjithë infrastruktura do të zhvendoset, por kush do e paguajë këtë zhvendosje të vinçave hekurudhave, qytetarët shqiptarë. Ky truall që është aktualisht porti i Durrësit a është vënë në një logjikë kontabilizimi se sa kushton realisht në vlerë tregu dhe nëse rezulton që ky truall, flasim për rreth 800 mijë metër katror vlen 5 miliardë euro (si shembull) pse investimi i privatit është vetëm 2 miliardë? Qytetarët dalin me 3 miliardë euro humbje. Nuk mbaron me kaq. Pra është vlera e truallit, por edhe ato që janë në vijim. Te vijimi, sipas dokumentit që u bë public, që duhet theksuar se është i pari dokument që është bërë publik pasi ka pasur një mungesë të theksuar mbi këtë projekt, rezulton që partnerët që ende nuk e dimë kush janë do i paguajnë shtetit shqiptar vetëm 2% nga xhiroja vjetore e Marinës. Dhe po bëja disa llogaritje, pavarësisht se nuk e dimë se çfarë përfshin në konceptin Marinë, por nëse është vetëm qiraja ditore, javore apo mujore e jahteve që do të ankorohen aty më besoni nuk shoh më shumë se 10 milionë euro në vit. Pra flasim për vetëm 200 mijë euro, pra tarifa qesharake. Dhe shikoni godinat që reklamojnë, ato kulla nuk do i blejnë shqiptarët. Pse? Sepse ato që tani po shiten në tregjet e huaja, arabe përflitet por sigurisht le ta shohim deri në fund. Por edhe një dimension tjetër, a e dini ju që ato kulla po të ndërtohen nuk do të paguajnë taksën e ndikimit në infrastructure? Që do të thotë se gjithë ky investim 2 miliardë euro nuk do të paguajë taksën e ndikimit në infrastrukturë, pra do të jenë qytetarët shqiptarë që do të paguajnë për rrugë, për ujin, për impaktin infrastrukturor që ky investim të realizohet. Patjetër do të duhet që të ketë kanalizime, energji elektrike. Këto ndërtesa janë përjashtuar edhe nga taksa e strehimit social, është një taksë indirekte 3% e sipërfaqes së ndërtuar i jepet në pronësi shtetit për banesa sociale, pra në këtë rast shtetasit shqiptarë nuk përfitojnë asgjë nga apartamentet që do të ndërtohen. Tashmë do të ecim në dimensionin social, do të kesh një segregim social. Pra do të kesh një zonë me ndërtesa që janë të paaksesueshme nga shqiptarët mund të vijnë turistë nga jashtë shtetit, mund të vijnë kamarierë shërbëtorë nga Bangladeshi, edhe uji mund të jetë nga Italia pasi do të jetë një rezidencë superluksoze. Tani çfarë fiton Shqipëria këtu? Ku do të jenë këto vendet e punës? Kjo nuk është as në rrafshin ekonomik në bonses, sepse po falim asete të jashtëzakonshme sipërfaqe të jashtëzakonshme pasi është shumë herë më e lartë se kjo vlerë që përflitet po i heqim vetes të ardhura nga tarifat e taksat që do të ishin të përvitshme. Pra të jeni të bindur që do të jetë një zonë që do të vijnë njerëz që nuk kanë lidhje me ekonominë e vendit, do të jetë një vend i izoluar dhe prisni kur të dalë edhe që aty do të ketë hotele me 5 yje dhe kazino dhe sipas ligjeve në fuqi aktuale në Shqipëri do të ketë benefite të tjera për sipërmarrjet që do të jenë aty, jo vetëm po ndihmojmë investitorin, por edhe bizneset që do të vijnë aty do të kenë përfitime të tjera. Ai 2 mld euro edhe ndërtim e investim, lënda e parë nuk do të bëhet në Shqipëri, pasi do të bëhet me produket e importit. Edhe pronësia është në kompani guackë që do të thotë se ekonomia shqiptare ka zero përfitim nga ky investim.

A ka ndikim afatgjatë, afatmesëm apo afatshkurtër në buxhetin e shtetit nëse ky projekt zbatohet ekzaktësisht siç është parashikuar?

Porti i ri i mallrave, thotë Rama se edhe ai do të jetë me koncension. Pra do të japë përsëri truall publik koncensionarit të ardhshëm dhe do të mbetet Shqipëria pa një port kombëtar shtetëror. Pra ke një dimension strategjik, dhe patjetër që pasojat do të jenë shumë të mëdha, sepse do të jetë dita jo e largët kur shteti do të duhet të paguajë këto koncensionarë, që të trajtohen produktet për ekonominë shqiptare. Dhe ne do të mbetemi me portin e Vlorës i cili gjithashtu është dhënë me koncension, dhe mbetet porti i Shëngjinit. Jemi në një dimension shumë kompleks dhe e përsëris duhet që qytetarët shqiptarë të kuptojnë që MSA, është një marrëveshje me BE, që nënkupton që për çdo projekt madhor infrastrukturor Shqipëria duhet të jetë transparente, që partnerët europianë të sjellin investimet e tyre. Dhe vetëm transparencë nuk ka në këtë projekt. Gjithçka është abusive pasi ne nuk e dimë kush janë përfituesit realë, nuk ka komunikim me shtresat përfituese, ende nuk dihet gjurma e saktë e projektit pasi ka edhe pronarë legjitimë në atë zonë. Është edhe tradhti kombëtare pasi të lësh Shqipërinë me e1/3 kufi detar pa një port kombëtar, më bën të ndihem i tronditur pasi Open Balkan po rezulton haptazi të jetë hapja e Serbisë në Adriatik.