Tashmë konsulta online për pacientët me diabet, s’kanë nevojë të paraqiten në QSUT

620
Sigal

Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas, sepse nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat kryhet në spitalet rajonal.

Pacientët që vuajnë nga diabeti tashmë do të mund të marrin trajtim në kohë më të shpejtë në spitalet rajonale nëpërmjet konsultës online me mjekun specialist në QSUT.

Ministrja Ogerta Manastirliu tha se kjo procedurë e re do të kursejë kohën e pacientëve që marrin mbi 8 insulina në muaj me rimbursim.

Ogerta Manastirliu: Deri dje nuk realizoheshin dot këto konsulta se nuk kryhej analiza e homoglinës glukozuar. Sot është vënë kusht që në spitalet rajonale të kryhet ky ekzaminim edhe një seri ekzaminimesh të tjera që ju vlejnë si spitale rajonale, por edhe pacientëve të cilët shmangin rrugët e gjata.

Mbi 340 pacientë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë dhe më pas të merrnin firmën dhe vulën në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas. Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi, e cila rimbursohet 100% nga shteti.