Nga Flamur Gashi
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës në mërgim, Dr.Bujar BUKOSHI ishte çdoherë në krah të Presidentit dr. Ibrahim RUGOVA, gjatë viteve më të vështira për Kosovën dhe fatet e saj.
Ai drejtoi Qeverinë e Republikës së Kosovës në mërgim, organizoi sistemin paralel në vend dhe së bashku me Presidentin RUGOVA dhe bashkëpunëtoret e tyre më të ngushtë, informuan qendrat e vendosjes dhe opinionin ndërkombëtar për gjendjen në Kosovë dhe bën miq për Kosovën kudo në botë. Organizoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe themeloi Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovë, si dhe mori pjesë në të gjitha bisedimet për Kosovën që u zhvilluan në atë kohë. Si deputet i Parlamentit është firmëtar i aktit të shpalljës së Pavarësisë së Kosovës dhe kontributor në ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve të Kosovës së lirë dhe të pavarur!
Më respekt dhe konsideratë e vleresojë dhe kujtojë miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë e të gjatë me dr.Bujarin, gjatë viteve më të rënda për Kosovën dhe fatet e kombit tonë!
Dr.Bujari ishte një familjar i mirë, mik i veçantë, shtetar dinjitoz dhe një patriot i vërtetë!
Ngushëllimet me të thella për bashkëshorten e tij, Dr.Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota dhe Nita, nipat Dardanin e Taulantin, vëllain Hysenin, si dhe mbarë familjen e gjerë, miqtë dhe shokët e dr.Bujarit!
Prehu në paqe, miku im dr.Bujar BUKOSHI!
