Fier/ Ndërpritet energjia elektrike, bllokohet aplikimi i pasaportave

532
Në qytetin Fierit është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e motit të keq. Për shkak të shkëputjes së energjisë është bllokuar edhe aplikimi për pasaporta. Mësohet se në sportelet e aplikimit për pasaporta radha është shumë e gjatë. Emigrantët që po presin të bëjnë aplikimin shprehen se, kanë disa orë që presin në sportele për shkak të ndërprerjes së energjisë. Gjithashtu pa energji elektrike janë edhe tre lagje të Fierit, ku ndërprerja është prej disa orësh.
Sigal