Steinmeier: Azilkërkuesit të dëbohen sa më shpejt nga Gjermania

438
Ministri i Jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier ka bërë thirrje për një dëbim sa më të shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar nga Ballkani. Ai tha dje për BILD se për këto shtete situata nuk është e njëjtë si për vendet ku njerëzit janë të persekutuar. Duke pasur parasysh rritjen e ndjeshme të numrit të emigrantëve nga Balllkani, ministri gjerman dëshiron riatdhesimin e shpejtë të azilkëkuesve të refuzuar nga rajoni. “30-40% e azilkërkuesve vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë grup vendesh nuk ka asnjë shans që t’i njihet azili,” u shpreh Steinmeier.

“Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk mund të trajtohen njëlloj si shtetet ku njerëzit janë të persekutuar”. Veçanërisht refugjatët e Ballkanit janë ata që kërkojnë të punojnë në Gjermani Edhe më herët, lideri parlamentar Thomas Oppermann i klasifikoi vendet si Shqipëria, Mali i Zi e Kosova si vende të sigurta. “Krahasuar me Sirinë, Irakun, Eritrean e Sudanin ato janë vende shumë të sigurta. Janë të shumtë refugjatët e Ballkanit që kërkojnë të punojnë në Gjermani. Ne duam të mbrojmë kryesisht emigrantët në vendet e të cilëve ka luftë.
Sigal