I dënuar me katër vite burg për trafik droge, arrestohet shqiptari në kërkim nga drejtësia italiane

228
Sigal

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i pastrehë pasi ndaj tij kishte një urdhër ndalimi.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë një i ri i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge.

Ndaj tij, një gjykatë italiane e ka dënuar me katër vite burg për shitje droge në zonën e Macerata.

Ai u dërgua në burgun e Fermos.