Familja e bllokuar nga flakët, ja momenti kur dy fëmijë të mitur nxirren nga zjarrfikësit përmes ballkonit

Momente paniku në banesën e përfshirë nga zjarri në Astir. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar seriozisht jetën.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë përmes ballkonit dhe kanë nxjerrë prej aty me shkallë dy fëmijë të mitur.

Sigal

Kujtojmë se zjarri ka rënë në një apartament në katin e 3 të një pallati, ndërsa flakët rrezikojnë dhe banesa të tjera. Tymi ka pushtuar zonën.