Falen kamatvonesat, Rama: 22 mijë familjet në nevojë do paguajnë 100 lekë të vjetra

273
Familjet në nevojë dhe bizneset e vogla që kanë lidhur akt marrëveshjet me OSSH-në dhe i kanë qëndruar korrekt termave të akt marrëveshjes u zerohet kamatvonesa
Vendimi u bë publik nga kryeministri Edi Rama në një dalje publike
Përfitues janë 22 mijë persona me statusin e përfituesit të ndihmës ekonomike të cilët u hiqet barra e kamatvonesave përkundrejt një pagese prej 10 lekësh të reja, ose 100 lekë të vjetra.
Po kështu bizneset e vogla u zerohet kamatvonesa përkundrejt një pagese prej 100 lekësh. Por me kushtin që këta subjekjte të kenë respektuar korrektësisht aktmarrëveshjen e firmosur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura
Si perfitojne famlijet me ndihme ekonomike
Përfitues janë 22 mijë persona me statusin e përfituesit të ndihmës ekonomike të cilët kanë zbatuar rregullisht aktmarrëveshjen me OSHEE-ne.
Si bëhet: Mjafton të paguajnë 100 lekë të vjetra dhe fshihet nga sistemi gjithë barra e kamatvonesës.
Kushti për ta përfituar këtë ulje është paraqitja e sportelit të OSHEE-së përditësimi i të dhënave të kontratës të furnizimit të energjisë elektrike.
Pagesa e 10 lekëshit për të fshirë kamatvonesën.
Ndryshimi i kontratës aktuale për vazhdimin normal të pagesës së detyrimeve të prapambetura me këste të barabarta 1 mijë lekë në muaj.
Afati i përfitimit nga kjo masë lehtësuese 31 janari 2016
Efekti financiar i kësaj mase inkurajuese për shembullin pozitiv dhe lehtësuese për ekonominë e familjeve është 37 milionë dollarë. Vlera mesatare që përfiton cdo person I kategorisë në nevojë llogaritet 126 mijë lekë.
Per 2798 familjet qe nuk kane qenë korrekt shansi ne korrik 2016
Vlera llogaritet 2798 konsumatorë të po kësaj kategorie që kanë lidhur aktmarrëveshjen lehtësuese por nuk e kanë respektuar do u jepet mundësia që deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm të ndjekin shembullin e përfituesve të sotëm. Nëse këto familje do të paguajnë rregullisht deri më 30 qershor 2016 faturën mujore të konsumit të energjisë dhe këstin 1 mijë lekë të principalit të detyrimeve të prapambetura atëherë dhe ata do të përfitojnë shlyerjen e kamatvonesave me vetë 10 lekë në muajin korrik
Si perfitojne ata qe nuk kane firmosur ende akt marreveshje
7 mijë persona që gëzojnë statusin e ndihmës ekonomike por nuk e kanë lidhur këtë akt marrëveshje lehtësuese për të shlyer detyrimet e prapambetura atyre u jepet një mundësi e re të hyjë në marrëveshje të re, jo me të njëjtin këst mujor që përfituan të parët por me këst mujor 1200 lekë.
Për të gjithë ata që dot ë zbatojnë rregullisht akt marrëveshjen e re në fund të vitit të ardhshëm do u jepet mundësia e fshirjes së kamatvonesave me një pagesë të vetme, jo 10 lekë por 20 lekë
Si perfitojne bizneset e vogla
Perfituesit: Rreth 4097 subjektet kanë detyrime vetëm për kamatvonesën. Pra kanë paguar në total detyrimin e prapambetur dhe e kanë paguar në mënyrë korrekte fakturën korrente mujore.Për këtë kategori kamatvonesa do të reduktohet e tëra në vetëm 100 lekë të reja. Do të thotë se me një pagesë 1 miljë lekë të vjetra fshihet gjithë shuma e katavonesës.
Si behet : Kusht për përfitimin është paraqitja në sportelin e OSHE-së dokumentin nga Drejtoria e Tatimeve se subjekti gëzon statusin e biznesit të vogël
Përditësimi i të dhënas së kontratës së energjisë elektrike.
Me të paguar 100 lekëshin e kthen në pagues normal
Efekti financiar: Bizneset përfitojnë 2. 9 milionë dollarë dhe vlera mesatare llogaritet për 700 mijë lekë të vjetra.
Bizneset qe kane detyrim te prapambetur me te vogël se 50 mijë lekë 
2314 subjektet e kategorizë biznes që kanë një vlerë detyrimi të prapambetur më të vogël se 50 mijë lekë të vjetra dhe kanë një detyrim për kamat vonesë më të lartë se 50 mijë lekë të vjetra do të përfitojnë nga reduktimi i kamatvonesë në një masë me 1 mijë lekë të reja.
me 1 mijë lekë të reja fshin të gjithë kamatvonesën.
Efekti financiar është 1 milionë e 500 mijë dollarë. Vlera mesatare e përfitimit llogaritet në 417 mijë lekë për seicilin