“Fafa Premium”, pionerja e turizmit modern shqiptar

598
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Përgatiti Engjëll Musai

Shefi i Kabinetit të Presidentit Erdogan viziton “Fafa Group” në Durrës

Fatos Çerenishti, një nga biznesmenët më të suksesshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë zonën turistike të Ballkanit dhe Mesdheut, ka patur sot mysafirë të veçantë, në grupin e hoteleve “Fafa” në Durrës. Cilësia e hoteleve, e ushqimit dhe kushteve të akomodimit është edhe çelësi i suksesit dhe krenarisë të “Fafa Group”. Jo më kot, turistët nga e gjithë bota, e kanë ‘FAFA- Group’ si një nga destinacionet më të preferuara të Shqipërisë, Ballkanit dhe Mesdheut. Falë përkushtimit të administratorit Fatos Çerenishti dhe stafit të tij të përkushtuar, turistët nga e gjithë Evropa e shikojnë ‘FAFA-Group’ si shtëpinë e tyre.

Marrëveshjeve të panumërta, me kompani austriake, gjermane, suedeze, finlandeze, polake, serbe, maqedonase, hungareze, etj., në ditët e fundit i shtohet edhe interesimi i kompanive turke. Në një postim të bërë me shumë modesti, Administratori i Përgjithshëm i “FAFA Group”, Fatos Çerenishti, publikon mysafirët e veçantë, që kanë vizituar komplekset turistike të “FAFA Group”, Shefin e Kabinetit të Presidentit Erdogan, Ibrahim Kallin dhe Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yuruk.

Ja publikimi i plotë:

Sot,(dje) “Fafa Premium” pati një mysafir të veçantë, dashamirës të shqiptarëve e të turizmit shqiptar, Ibrahim Kallin, Shef i Kabinetit prej 12 vjetësh të Presidentit Erdogan, si dhe Murat Ahmet Yuruk, Ambasador i Shtetit Turk në Shqipëri.