Fadil Nasufi: “100-vjetori i Pavarësisë nuk duhet politizuar”

580
Sigal

Berat/ Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasafi për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë ka thënë se po ndiqet me përpikëri një program i shpallur që në fillim të vitit 2012. “Jemi në finalizimin e disa veprimtarive më të spikatura dhe që natyrshëm meritojnë solemnitetin, madhështinë dhe kulminacionin që i shkon për shtat një eventi të tillë që përsëritet një herë në 100 vjet”, tha Nasufi. Kryebashkiaku i Beratit ka shprehur mirënjohjen për heronjtë e mëdhenj të kombit, me në krye Ismail Qemalin, që më 28 Nëntor 1912 ngriti Flamurin dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë duke përmbushur ëndrrat shekullore, sakrificat e qindra brezave dhe kontributin e pa epur të popullit shqiptarë për paqe, liri, prosperitet e komb të qytetëruar. “Në këtë 100-vjetorë të Pavarësisë duheshin angazhime për të përjetuar këtë moment si krenari kombëtare, si obligim për atdheun dhe shqiptarët, prandaj politika shqiptare duhet të ishte e bashkuar, duke bërë secili detyrën ashtu siç bënë burrat e shquar të vitit 1912. Mesazhi më i mirë për 100-vjetorin është pikërisht mos politizimi i këtij eventi. Ne duhet të jemi bashkë si klasë politike, si institucione dhe si shqiptarë. Duhet të ruajmë drejtpeshimin dhe e ekuilibrimit në vlerësimin e merituar të figurave historike dhe përmbushja e detyrimeve për reformat e integrimit në BE dhe në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Bilanci i ngjarjeve të përcjella në kuadrin e 100-vjetorit, na rreshton përsëri në llogore politike, ku manxhoranca ushtron dhe imponon vullnetin e vet”, tha Nasufi.