BURIM AKSIDENTESH MUNGESA E KAPAKËVE TË PUSETAVE

500
Sigal

ELBASAN/ Kapakët metalikë të pusetave në Elbasan, Gramsh e Librazhd janë bërë objekt i preferuar i vjedhësve. Për muaj të tërë vazhdojnë vjedhjet pa kriter. Vjedhja e tyre po shton numrin e aksidenteve dhe po vë në rrezik jetën e fëmijëve të vegjël, kalimtarëve të rastit, sidomos natën, ku ka zona që mundon edhe ndriçimi. Problemi me “zhdukjen” e kapakëve të pusetave ka marrë përmasa të tilla sa që dhe bashkitë ndjehen të pafuqishme të luftojë kundër kësaj dukurie. Sipas titullarëve të këtyre institucioneve shprehen se, për këtë problem është njoftuar edhe policia, por është e pamundur që këta persona të identifikohen, sepse sipërfaqja që duhet të ruhet e vëzhgohet është shumë e madhe dhe fenomeni ndodh kryesisht natën. Madje ka edhe informacione se në lojë janë edhe mjaft prodhues të këtyre kapakëve dhe pasi fitohet tenderi në një qytet, vidhen në qytetin tjetër, po kështu edhe pikat e grumbullimit të skrapit  janë një nga ata që duhet të kontrollohen. Kapakët e pusetave janë një e ardhur shumë e mirë dhe me pak punë fut shumë para në xhep, sepse dhe pesha e tyre është shumë e madhe. Një taksist thotë se i është dashur të bej gomën e makinës, e cila i ka shpërthyer në një pusetë pa kapakë, “mirë që nuk vrava njerëz”, thotë ai.