Dyshohet se kultivonin kanabis, kapen dy vëllezërit. Njëri duke tentuar të ikë nga Rinasi, tjetri duke ujitur bimët

109
Sigal

Dy vëllezër nga Mallakastra janë arrestuar, pasi dyshohen për kultivim të bimëve narkotike. Sipas uniformave blu ata javë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Tentativa”.

I arrestuari që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

Ndërsa tjetri u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Kishin kultivuar bimë narkotike në tokat përkatëse, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre në tentativë për të kaluar kufirin.

Të arrestuarit që u kap në tentativë për të kaluar kufirin, iu gjetën bimë narkotike të kultivuara në tokën e tij, ndërsa në banesë iu gjet 2.8 kg kanabis në proces tharjeje.

Shtetasi tjetër u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke ujitur bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e shtetasve R. H. dhe Sh. H., ky i fundit nuk ndodhej në banesë gjatë kontrollit.

Në oborrin e banesës së shtetasit Sh.H., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, në kuadër të operacionit “Tentativa”, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Konkretisht, u bë arrestimi i shtetasit Sh. H., 53 vjeç, banues në Drenovë, Mallakastër.

Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në flagrancë, duke ujitur bimët narkotike të kultivuara në tokën e tij, shtetasi R. H., 51 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.