Gjendet pa jetë 28-vjeçari në një resort në Divjakë, policia jep detajet e para

145
Sigal

Një 28-vjeçar është gjetur pa jetë në një resort në Divajkë, në të cilin punonte.

Policia bën me dije se ai është konstatuar pa shenja jete në një nga dhomat e resortit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Divjakë / Informacion paraprak

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.