Është infektuar me koronavirus, dërgohet me urgjencë në Tiranë gruaja nga Elbasani

345
Sigal

Dy bashkëshortë nga Elbasani u konfirmuan me koronavirus gjatë ditës së sotme.Bëhet fjalë për një 62 vjeçar dhe një 60 vjeçare, të cilët dyshohet se janë infektuar për shkak të kontakteve me persona të infektuar tek restoranti pranë Gjykatës së Elbasanit. Gruaja është në një gjendje shëndetësore më të rënduar dhe është dërguar për në spitalin Infektiv në Tiranë për një trajtim më të specializuar.

Elbasani numëron deri sot 18 raste me koronavirus, ndërsa sipas ISHP numri total i të prekurve në vend ka shkuar në 356.