Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama kokëulur para Metës

687
Sigal

Ka zgjatur 60 minuta mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.

Në mbledhje ishte i pranishëm, kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e qeverisë Rama, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në mbledhje është folur për  mënyrën se si do të menaxhohet në terren situata pas tërmetit.

Mbledhja është e një rëndësie të veçantë dhe ndaj pritet të ketë një deklaratë të shkurtër. Ajo që bëhet e ditur është fakti se Rama dhe ministat i kanë raportuar presidentit situatën në terren.

Po ashtu edhe kreu i qeverisë ka paraqitur edhe idenë e tij për penalitet me pronarët e pallateve, për të cilët ka thënë se do të paguajnë dhe riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në pallatet e ndërtuara prej tyre.

Siç shihet dhe në foto, kreu i qeverisë Edi Rama, është i vetmi që ka shmangur çdo kod etik në veshje, duke u shfaqur me xhupin e tij sportiv, të cilin e mban veshur tashmë prej një jave. Ai u fotografua kokëulur, teksa Ilir Meta fliste.