Lumi Erzen del nga shtrati, përmbyten 30 banesa në Shijak

507

Sigal

Situata nga përmbytjet vijon të jetë alarmante në vend.

 Reshjet e dendura të shiut kanë rritur prurjet e lumenjve, duke rrezikuar daljen e tyre nga shtrati. Lumi Erzen ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha toke, dhe disa shtëpi. Si pasojë e vërshimeve të ujit, janë përmbytur 30 banesa në Shijak.

Mbrëmjen e djeshme, u evakuuan 15 familje, pasi banesat e tyre ishin mbuluar nga uji.

Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani tha se në mëngjes lumi Erzen është tërhequr, megjithatë banorët nuk janë lejuar të kthehen në banesa, derisa situata të normalizohet.