Auditi zyrtarizon kolapsin në shëndetësi, gjatë 1 viti asnjë analizë për ilaçet e reja të importuara dhe vendase në treg

77
Sigal

Zbardhet drafti, i cili parashikon se si do të funksionojnë bastet sportive online. Ministria e Financave ka thënë më herët se bastet do të ligjërohen brenda muajit mars. Në projektligjin që ende nuk është zyrtarizuar janë parashikuar që të ashpërsohen kushtet për licensimin e kompanive si dhe të rritet taksimi.

Sipas parashikimeve në draft organizatorët e kategorisë “Baste sportive online”  do të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja .Më herët taksimi i basteve sportive online ishte vetëm 15%. Ndërkohë që janë vendosur kritere të forta në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë, të cilat duan të përfitojnë të drejtën e organizimit të basteve sportive online. Në draft është parashikuar që çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Baste Sportive Online”, duhet të përmbushë kriteret, siç janë: Shuma e kapitalit të kësaj kompanie duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë; Të deklarojë burimin e kapitalit që do të investohet dhe të ketë një veprimtari për jo më pak se 3 vjet në këtë sektor. Kompania ka detyrimin të regjistrojë paraprakisht çdo lojtar që do të marrë pjesë në baste sportive online si dhe të marrë e të ruajë të dhëna për identitetin e tyre për të paktën 3 vjet.

Barnat e reja në treg, KLSH zyrtarizon kolapsin në shëndetësi, gjatë 2020 asnjë analizë si për importet dhe për vendaset

KLSH në një tabelë specifike ka dhënë në detaje se për vitin 2020 numri total i barnave të regjistruara ishte 14 728 ndërkohë që nevoja për analiza për autorizim tregtimi ka qenë për 318 dhe riautorizim tregtimi 422.

2020-a, i cilësuar si një vit me gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19 bëri që institucionet në sektorin e shëndetësisë të ndodheshin përballë të papriturave të mëdha dhe rritjes së vigjilencës.

Por Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore nuk i ka kushtuar rëndësi pjesës së analizave laboratorike që duhet të kryen për barnat e reja të importuara apo të prodhuara në vend.

Konkretisht sipas KLSH Agjencia Kombëtarë e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ka rezultuar në një nivel shumë të ulët të analizës së barnave edhe pse struktura e këtij sektori është i përbërë nga 14 analistë dhe 4 laborantë.

Kjo sipas audituesve ka cënuar qëllimin kryesor të veprimtarisë së sektorit të kontrolli të barnave, po ashtu si dhe veprimtarisë kryesore të institucionit, i cili është cilësia dhe siguria e barnave te importuar si dhe barnat e prodhuara në vend, në kundërshtim me nenit 10 të rregullores nr.7260 prot datë 25.09.2017 miratuar me urdhrin nr.264, datë 25.09.2017 si dhe ligjit nr.105/2014 datë 31.07.2014 “Për Barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar.
“Për vitin 2020, në të cilën është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme për COVID-19, laboratori i kontrollit nuk ka kryer asnjë analizë mbi barnat të cilat janë importuar apo barnat e prodhuara në vend. Edhe pse ne këtë periudhë ky laborator duhet të ishte në vijën e parë për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e ilaçeve nëpërmjet analizave të mostrave, ky laborator ka qenë inekzistent, duke mos dhënë asnjë siguri mbi të gjitha barnat apo kontrollet e detyrueshme të cilat duhet të vinin nga sektori i inspektimeve mbi cilësinë e medikamenteve.

Një ndër arsyet se pse nuk ka pasuar analiza në laborator duket se ka të bëjë me faktin që godina ekzistuese ka qenë jashtë funksioni nga tërmeti deri në ngritjen e të resë.

“Në Raportin Vjetor të Veprimtarisë për vitin 2020 nga laboratori i kontrollit të barnave është cituar se përgjatë vitit 2020 për shkak të shpalljes së godinës së ISHP kati i 4 është objekt i pa banueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, deri në shtator kur u inaugurua godina e re e AKBPM nuk u kryen analizime barnash.

Për periudhën shtator–dhjetor 2020 nga Laboratori i Kontrollit u punua me kalibrimin dhe matjen e aparaturave si dhe dokumentet për akreditimin e tij, sipas standardeve të përcaktuara nga ISO 17025”,- thuhet në raport.

KLSH në një tabelë specifike ka dhënë në detaje se për vitin 2020 numri total i barnave të regjistruara ishte 14 728 ndërkohë që nevoja për analiza për autorizim tregtimi ka qenë për 318 dhe riautorizim tregtimi 422.