Ervin Koçi: O Edi Rama, o Sandër Lleshi, edhe sa duhet t’ju paguaj me taksat e mia, para se të vdes para derës së shtëpisë time

998
Sigal

Ditën e sotme një i ‘sëmurë mendor’ ka tentuar që të vrasi gazetarin Ervin Koçi. Në një status të tij në facebook ai shprehet i revoltuar ndaj policisë dhe shtetit. Ja postimi i tij i plotë:

Desha të ndaj këtë taksirat që më ndodhi sot, me ju… Nuk e bëj për publicitet apo për të përfituar azil, por për t’ju thënë se në çfarë shtet MUTI që jetojmë!!! Më kishin kërcënuar dhe shantazhuar edhe më parë, dhe i kisha mbyllur hallet falë ca miqve të mirë që kam, por asnjëherë nuk më kishte ndodhur që të tentonin të më vrisnin ditën për diell para syve të familjes dhe fëmijës tim! Po po! Një bastard psikopat që edhe pse me depresion dhe ilaçe, ku duhet të mbahej i lidhur, lëviz jo vetëm lirshëm dhe me 5 makina, bën biznes, madje edhe ndërtim paleje, por kur ti orvatesh të kërkosh ndihmën e shtetit, të kërcënon, fyen dhe ofendon në sy të familjes, e madje tenton të të vrasë! E kur s’ja arrin dot të le edhe 24 orë që të zhdukesh nga shtëpia jote, se do jesh i vdekur! Po më e bukura është kur thërret Policinë (që nuk do)… këta jo vetëm që të qesëndisin kur mësojnë se je gazetar, por edhe të sugjerojnë “zgjidhe me konsensus” me atë që disa minuta më parë tentoi të të hapte trutë! E kur ti u kërkon të ndalin agresorin, ty të tundin prangat, të shoqërojnë në komisariat me makinë policie, ndërsa vrasësit (në tentativë) i thonë të vijë me një motor, sipas dëshirës…. O Edi Rama, o Sandër Lleshi, edhe sa duhet t’ju paguaj me taksat e mia dhe me bukën e fëmijës tim, para se të vdes para derës së shtëpisë time???!!!