Erion Kristo: Rama të bëjë së pari transparencën e “ERTV”-së, ku i gjen gjithë ato para?

506
Sigal

Përpara Kuvendit po zhvillohet protesta e gazetarëve të cilët kërkojnë të mos miratohen dy projektligjet e propozuara nga kryeministri Edi Rama për mediat në vend.

Gazetari Erion Kristo i ka kërkuar së pari kryeministrit Edi Rama të bëjë transparencë për “ERTV-në”.

“Mua më lind e drejta të them ERTV financohet nga ISIS. Nëse do të dënohem të them fjalën që ai ka thënë… kjo s’do të ndodhë ë por po themi… se ai ka gjithë atë media.

Unë s’e di ku i gjen ato para. O na i merr ne nga shkollat e fëmijëve tanë, tavanet e rëna të shkollave, investimet që s’po bëhen o nga ISIS. Këtu ka rëndësi më shumë fotografimi sesa puna. Të bëjë transparencën e medias së vet, të shpjegojë ku e ka liçensën ERTV-ja, pasi të bëjë transparencën e vetes së vet, i pari që do e mbështesë do jem unë. Por pasi të japë llogari. Askush s’mund ta prekë fjalën e tij, por ai mund ta prekë fjalën tonë.

Si e vërteton ai që mediat këtu financohen nga Rusia? Ky ministri i rendit të Brendshëm ku është këtu, që ISIS bënka valle këtu. Çfarë veprimtarie kanë nxjerrë?

Nëse këtu rusët financokan mediat dhe ISIS financoka mediat, kush mban përgjegjësi për këtë? Kështu që ditën e parë që miratohet ky ligj, do e padisim për shpifje.

Të gjitha nenet janë antikushtetuese. T’i japësh një pushtet ekstra një institucioni që nuk ka treguar asnjë lloj dinjiteti.

Miliona euro të taksapaguasve shqiptarë u kanë kaluar mediave private. Pse nuk kanë bërë një investigim për këtë, pse nuk ka asnjë dënim?”– tha Kristo.

Kristo vazhdoi të thotë se “në Shqipëri ka me mijëra ligje që nuk zbatohen, me mijëra. Ky ligj do u krijojë iluzionin shqiptarëve sikur po u mbron dinjitetin”.