Të hënën nis shkolla, prindërit: S’kemi informacion se në çfarë ore nis mësimi

289
Sigal

Pas 6 muajsh ”pushim”, të hënën nis viti i ri shkollor. Në shkollën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet mësimi do të zhvillohet me 4 nënturne, do të nisë në orën 8:00 dhe do të përfundojë në orën 17:30. Në këtë shkollë që ka 1494 nxënës janë të angazhuar 70 mësues. Atyre nuk u është kërkuar tamponim para se të nisë viti arsimor.

Prindërit njoftohen për turnet e mësimit të fëmijës edhe përmes grupeve në Whatsapp por ndonëse vetëm fundjava na ndan nga fillimi i shkollës, jo të gjithë janë lajmëruar.

”Jo nuk na kanë thënë, na kanë thënë vetëm që mësimi fillon në 08:00-11:00 dhe në 11:30-13:00. Jo nuk dimë asnjë gjë, sot kemi ardhur për librat dhe nuk dimë asnjë gjë. Jo se është përcaktuar me numër rendor, numrin rendor thotë do ta japim kur të fillojë shkolla”,- u shprehën disa prej prindërve.