LIVE/ “Pas timonit e tepsisë, lapsin e mikrofonin”, nis protesta e gazetarëve para Kuvendit: Kundër paketës Anti-shpifje (FOTOT)

460
Sigal

Gazetarët, aktivistë, analistë, njerëz të medias dhe qytetarë të thjeshtë në mbështetje të tyre kanë nisur protestën kundër paketës anti-shpifje të qeverisë, që pritet të kalojë për miratim sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Protesta nisi në orën 09:30, para Parlamentit, pak para se deputetet të hyjnë në sallë në nisje të seancës plenare, që do të jete e fundit e këtij viti.

Paketa antishpfje parashikon që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Kundër kësaj janë gazetarët dhe njerëzit e medias, e jo vetëm, sipas të cilëve AMA nuk mund të marrë kompetencat e gjykatës. Shqetësim për këtë paketë ka ngritur edhe opozita, Avokati i Popullit dhe Komisioneria e KE për të drejtat e Njeriut.