ERE si vasale e qeverisë, rrit dhe ul çmimet me regji

186
Sigal

Çfarë po ndodh me fashën? ERE thotë se vendimi mbetet në fuqi, qeveria po vlerëson situatën

Politikanët nuk mund të ndalojnë rritjen e çmimeve të energjisë, por ata mund të përcaktojnë se kush do të mbajë barrën më të madhe të goditjes. Qeveria shqiptare më 8 shtator, ditë në të cilën bashkë me prezantimin e paketës së dytë të rezistencës sociale njoftoi edhe shtrenjtimin me mbi 4 herë për sasinë e energjisë së konsumuar mbi fashën 800 Kw. Por teksa gjithçka dukej gati kryeministri Edi Rama njoftoi se fasha 800 kw nuk do të hynte në fuqi më 1 tetor. Në hapat e qeverisë, me të njëjtat argumente, një javë më pas Enti Rregullator i Energjisë vendosi të shtyjë vendimin për të aplikuar një çmim prej 42 lekësh për konsumin mbi 800 kilovat. Madje edhe Rama në një deklaratë të tij tha se ERE nuk vendos fashën, por e vendos shteti, duke rritur më shumë idenë së ERE shërben si vasale e tij. Edhe Tualant Balla u shpreh se Fasha 800 kwh me shumë mundësi nuk aplikohet as në nëntor.

Sipas Konfindustrisë, vendimi që bordi ‘ kukull” i ERE për rritjen e çmimit të energjisë do falimentonte bizneset dhe rëndojë 90- 130 mijë familje. Por qeveria dhe ERE nuk e shikojnë si shqetësim kryesor vështirësitë që do kenë qytetarët, të cilët paguhen tashmë me rrogë minimale 340 mijë lekë, në një kohë që dhe një kg oriz ka arritur 2 mijë lekë. Por kjo krizë vështirë se arrin te bordi që rrit me regji “ vigan- shkurtabiq” çmimet e energjisë për qytetarët, dhe zhduket nga skena kur shefi i Rilindjes merr vendim për të mos zbatuar fashën orare.

Aktualisht aplikimi i fashës 800 kilovat është rrethuar nga zhurmë e paqartësi. ERE saktësoi se çmimi prej 42 lekësh për energjinë e konsumuar mbi fashën 800 kilovat mbetet në fuqi, ndërsa shpjegoi edhe mënyrën se si mund të pezullohet kjo vendimmarrja.

Fatura e majme e importeve, kostoja e energjisë për këtë vit pritet të jetë 420-520 mln euro

Pavarësisht paqartësive nëse do të aplikohet fasha 800 kilovatorë, mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga çmimi i lartë i energjisë elektrike po luhet si karta e sigurt e kryeministrit Edi Rama në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Fakti mbetet që fatura që po paguhet nga taksat e shqiptarëve për të siguruar energjinë elektrike në tregun ndërkombëtar është e lartë. Vetëm për periudhën janar-tetor, janë shpenzuar rreth 330 milionë euro për të siguruar energji nga importi. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Shqipërisë do t’i akordohen 80 milionë euro në formën e granteve, për të përballuar krizën energjetike. Kryeministri Edi Rama tha se kjo është një shifër e konsiderueshme, por përbën vetëm 1/6 e kostos për importin e energjisë elektrike për këtë vit. 460 milionë euro pritet të jetë fatura e energjisë elektrike deri në fund të vitit. Parashikimet e qeverisë, sipas kësaj deklarate, janë që nëntori dhe dhjetori, do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit të paktën 130 milionë euro. A2 kërkoi më shumë informacion nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që na komunikoi se plani është që të importohen rreth 480 mijë mwh për dy muajt e mbetur të vitit, pra gjysma. Kjo për shkak se KESH planifikon të kursehet 15% e energjisë elektrike krahasuar me një vit më parë, nga ndërgjegjësimi qytetar. Çmimet e tregut që parashikon KESH janë 350-400 euro për megavatorë. Kostoja do të varionte nga 168 – 192 milionë euro. Por nëse bëjmë një llogari me çmimin aktual në bursë, këto importe do t’i kushtonin buxhetit 96 milionë euro. Në të dyja rastet, kostoja vjetore e blerjeve të energjisë do të ishte 5-7 herë më të larta se granti i Bashkimit Europian.

Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri dhe shifrat që nxjerrin zbuluar KESH, OST dhe OSHEE

Mesatarisht gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria ka mbuluar 83% të konsumit të vetë me prodhim vendas, ndërsa në vitin 2021 u prodhua 105 % e konsumit. Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri nga HEC-et është zero nëse marrim parasysh kohën e prodhimit dhe se këto HEC- e kanë nxjerrë investimin fillestar. Aktualisht shpenzimet janë vetëm pagat e punonjësve të fryra me Patronazhistë, me militantë dhe rrogat që shkojnë deri në 3 milion lekë,  si dhe mirëmbajtja. Aktualisht sot prodhimi kushton vetëm 8 lekë të vjetra këh, 5 lekë të vjetra sistemi i transmetimit nga HEC-et deri tek nënstacionet. Nga nënstacionet deri tek gabinat e lagjes dhe pallatit kostoja e energjisë kushton 10 lekë të vjetra megjithë batalionin e patronazhistëve elektoral, ku gjysma vetëm sa marrin rrogat. Pra në total nga HEC-et deri tek banesa energjia kushton 23 lekë të vjetra. Sot shqiptarët e paguajnë me 110 lekë të vjetra me gjithë TVSH, ndërkohë që në 2013 kur erdhi në pushtet qeveria e Rilindjes, çmimi ishte 84 lekë të vjetra. Pra kjo qeveri e rriti njëherë 30% në 2013 dhe tashmë çmimi mbi 800 kw/h do paguhet me 504 lekë të vjetra megjithë tvsh, ose 500 % të çmimit aktual. Nëse do krahasojmë koston e prodhimit 23 lekë të vjetra, nga hidrocentrali deri tek dera e shtëpisë së konsumatorit, me çmimin poshtë fashës 110 lekë, shteti fiton gati 5 fishin ose gati 500%. Nëse do llogarisim çmimin real të prodhimit 23 lekë të vjetra me çmimin mbi fashën 800 kw që është caktuar nga qeveria dhe ERE rreth 510 lekë për kw/orë, fitimi i qeverisë është 24 fishi ose 2400% ( dymijë e katërqind). Pra gjithçka që thuhet nga kryeministri se po ju falim fashën 800kw, është një mashtrim, pasi edhe me 110 lekë kw/ore, shteti fiton gati 500%. Të mos harrojmë se pensionet në vendin tonë janë 120-140 mijë lekë mesatarja, asistenca dhe përkrahja sociale nga 60-80 mijë lekë. Ndërkohë që edhe në vendet e BE, që kanë rroga deri në 2500 euro, apo pensione nga 800 deri 130 euro, pagesa për 1 kw është rreth 117 lekë. Për ata që kanë përkrahje sociale deri në 400 euro në muaj, energjinë deri në 300 kw si dhe ushqimet nga 150-200 kw ua paguan vetë shteti. Ja këto janë shifra dhe jo pallavrat dhe gënjeshtrat, me të cilat qeveria, KESH, OST, OSSHE kërkojnë të mbulojnë vjedhjet, abuzimet, shit-blerjet dhe borxhin që vetë këto institucione, së bashku me administratën dhe ujësjellësat i kanë njëra-tjetrës dhe jo pak , por plot 1.3 miliard euro. Me këtë shumë qytetarët nuk duhej të paguanin energji për gjithë vitin. Madje në vende si Spanja ku gjatë dimrit një qytetar harxhon rreth 94 euro dhe në verë 39 euro, ka lehtësi që në Shqipëri nuk janë. Si psh; aplikohet fasha orare, pra e kanë çmimin më të lirë, ose falas.