Engjëll Musai: Ja pse Shoqata Kulturore Atdhetare Kulturore “Tomorri” e ka jetike riorganizimin dhe një proces zgjedhor gjithëpërfshirës

25
Sigal

Engjëll Musai

Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”

Veprimtaritë kulturore, promovimi i vlerave intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike, që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë, apo janë krenaria e krahinës është detyrë mbi detyrat. Këto i gjejmë të mishëruar pikërisht edhe mes radhëve të Statutit të Shoqatës Atdhetare, Kulturore Tomorri.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” është organizatë e pavarur, joqeveritare dhe jopolitike.  Këtë thotë  “Statuti” i shoqatës që në Nenin 1 të tij. Por sa respektohet ky parim klasik dhe me vlera për një shoqatë që në princip ka bashkimin vullnetar pa dallim feje, krahine dhe ideje. Shoqatat janë shtylla mbi të cilat ndërtohet dhe lartësohet Identiteti Kombëtar. Që një shoqatë të ketë forcë, qëndrueshmëri, vlera dhe jetgjatësi të gjithë duhet të jenë të barabartë mes të barabartëve. Shoqatat nuk pranojnë autokraci të pluhurosur me makiazh demokratik, pasi ajo do të prodhojë anarshi të organizuar, pikërisht nga ata që kanë për detyrë dhe mision të promovojnë vlerat e saj. Respektimi i ligjit nuk lejon  individët që të ngrenë fasadën e tyre të mashtrimit. Veprimtaritë kulturore, promovimi i vlerave intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike, që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë, apo janë krenaria e krahinës është detyrë mbi detyrat. Këto i gjejmë të mishëruar pikërisht edhe mes radhëve të Statutit të Shoqatës Atdhetare, Kulturore Tomorri. Ndaj sipas meje, çdo “Riorganizim apo reformim i shoqatës” duhet të burojë nga vullneti i brendshëm i anëtarësisë së Shoqatës. Për këtë arsye vendosëm; Riorganizimin e Shoqatës Atdhetare Kulturore në mbështetje dhe respekt të “krye-ligjit” të shoqatës, që është STATUTI i saj. Dihet se çdo kostum i zgjedhur mirë, pa imponime dhe në përputhje me traditën i shërben edhe konsolidimit të SHAK Tomorri. A jemi ne përfaqësues të denjë të anëtarëve të shoqatës? Që të jemi të tillë duhet të organizojmë zgjedhje të lira dhe të besueshme Brenda Shoqatës.

E bëra këtë analizë modeste për të dalë tek zhvillimet në Shoqatën Atdhetare Kulturore Tomorri, e cila ka filluar Procesin Zgjedhor për RIORGANIZIMIN dhe qytetërimin e vetvetes. Shoqata është një pasuri e paçmuar për të gjithë trevën e vendosur rreth e qark Malit të Tomorrit, nga e cila ka marrë edhe emrin, por edhe të gjithë atyre, vëllezërve dhe motrave, të rinjve dhe të rejave , nënave dhe baballarëve, që janë zhvendosur në qytetet e tjera të Shqipërisë, apo jashtë vendit për një jetë më të mirë. Askush për interesa individuale, nuk duhet të turpërojë Shoqatën e lavdishme “Tomorri”, apo të krijojë përçarje me cinizmin dhe modelin e tyre të pabesisë, pasi “fatkeqësia” është e atyre që e mendojnë dhe e organizojnë.
  

Është e vërtetë se STATUTI nuk është tabu, por ai është si një trup i gjallë, që herë pas here duhet të përshtatet me mjedisin, pasi mbi të gjitha STATUTI është Frymë.

Thuhet se zgjedhjet kanë filluar dhe një pjesë i kemi bërë. Ky është pretendimi tinzar, i pandershëm dhe i padenjë për një shoqatë i hedhur nga z.Ramis Hamzollari. Kjo është e pasinqertë dhe aspak e vërtetë. Kjo pasi për disa nga takimet e zhvilluara kohët e fundit të lajmëruara si takime parapërgatitore, në momentin final, nëpërmjet manipulimeve janë “shitur” në qendrat e takimeve si procese zgjedhore. Kjo është një turp i madh. Për këtë i kam kërkuar vazhdimisht z.Ramiz reflektim të menjëhershëm dhe zbatim të STATUTIT, pasi kam konstatuar parregullsi, manipulim, dhe shkelje flagrante të STATUTIT të Shoqatës. I kam thënë disa herë të reflektojë, por e njëjta situatë ka vazhduar pasi pas tyre janë fshehur qëllime të ngushta nëpërmjet iniciativës personale. Legjitimitetin dhe solemnitetin e ka vendimarrja ligjore mbështetur në STATUTI-n e SHAKT. Edhe unë si Kryetar i SHAK Tomorri për takimet si ai i Tiranës, jam njoftuar nga kreu i degës me 12 orë para takimit. Dhe jam befasuar që nga një takim konsultativ na u kthye si proces i shpejt zgjedhor. Dega e Tiranës ka pasur dhe ka vlera, sepse janë anëtarët e saj që i japin madhështi këtyre vlerave. Por i kam thënë personalisht që ti si kryetar i zgjedhur duhej të kishe pritur të nxirrnim urdhërin për të gjitha degët, të kishim evidentuar anëtarësinë, të ishte pajisur me karta, që të dinim sa ishte pjesëmarrja dhe sa do e përfaqësoni në Kuvendin e Përgjithshëm. Pasi përveç verifikimit të anëtarësisë, në bazë të pjesëmarrjes së pajisur me dokumenta do të jetë edhe numri që do përfaqësojë secilën degë në Kuvendin e Përgjithshëm. Për të qënë më sqarues për anëtarët e shoqatës sonë, po citoj disa nene që kanë të bëjnë me një fakt shumë të rëndësishëm, të cilat STATUTI i përdor si barriera bllokuese që askush të mos marrë nga rruga individë dhe t’i konsiderojë si anëtarë të shoqatës duke i përdorur për manipulimin e zgjedhjeve të degëve dhe atyre qëndrore. Kjo është një arsye e fortë dhe e  panegociueshme për ruajtjen e integritetit të Shoqatës dhe rikthimin e saj në normalitet.

Në këtë numër të gazetës “Dielli i Tomorrit” po botojmë të plotë STATUTI-n e Shoqatës Atdhetare Kulturore Tomorri dhe më poshtë po citojmë nenet për anëtarsinë :

                            Kreu  II – Antarësia në shoqatë

Neni 7: Anëtar i shoqatës “Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri” (SHAKT), mund të jetë çdo shtetas që ka mbushur  moshën 18 vjeç, pavarësisht nga kombësia, besimi fetar, gjendja ekonomike ose seksi, që pranon programin dhe statutin e saj. Anëtari i shoqatës paguan në numrin e llogarisë së shoqatës të Degës, një kuotë prej 1.200 lek në vit (100 lekë në muaj).

Neni 9: Çdo anëtar i shoqatës duhet të figurojë i regjistruar në regjistrin themeltar të saj. Karta e antarësimit ka: Identitetin e anëtarit; nënshkrimin nga Kryetari i Shoqatës “Tomorri” dhe Vulën e Shoqatës.

Neni 11: Anëtarët që ndërrojnë vendbanimin, duhet të kërkojnë çrregjistrimin e tyre nga dega ekzistuese dhe regjistrimin në degën ku ata do të banojnë.

Neni 14: Anëtar i Shoqatës Atdhetare Kultorore “Tomorri” ka këto detyrime: Të zbatojë me përpikmëri  statutin dhe rregulloren e shoqatës…Të paguajë detyrimet sipas statutit të tij të anëtarësisë.

Me keqardhjen më të madhe mund t’ju them se asnjë nga këto nene të STATUTI-t nuk është respektuar në asnjë degë të Shoqatës. Madje edhe në Gramsh ku vajtëm për takim kemi gjetur vetëm 1 person që ishte prezent. U morën nja 4 a 5 persona që ishin aty në shesh sa për të dalë në foto. Një situatë më shumë se trishtuese, por edhe një vlerësim për Gencin që na priste i pikëlluar dhe që donte të thoshte se duhet të rregullohen shumë gjëra. Edhe në Korçë, qyteti me një numër të konsiderueshëm me skrapalinjë, gjetëm vetëm 4 persona, dhe nja 7 të tjerë u sajuan duke i marrë lart e poshtë me makinë për takimin. Madje njëri prej figurave të hershme të shoqatës deklaroi se pa karta anëtarsie, nuk mund të ketë organizim. Të gjithë heshtën dhe i dhanë të drejtë një qytetari të thjeshtë, që e do dhe  respekton STATUTI-n. Këto gjëra ja kam thënë disa herë z.Ramis, duke i vënë në dukje se duhet organizim nga themelet i shoqatës. Ndaj edhe e paralajmërova të mos i konsiderojë proces zgjedhor, por takime zgjedhore, qoftë në Lushnje, Sarandë etj.,. Por ai vazhdoj në të njëjtën rrugë, çka më detyroi të marrë vendimin për pezullimin e kryetarit të Degës së Tiranës Ramis Hamzollari, në përputhje të plotë me Statutin, pasi janë shkelur haptazi dhe në mënyrë të qëllimshme pikat e STATUTIT të neneve 7,9, 14, 22 dhe 26. Ka edhe një çështje tjetër shumë të rëndsishme që fillon nga degët në bazë për ngritjen e piramidës drejtuese të shoqatës që është Kuvendi i Përgjithshëm i Shoqatës. Dhe për të mbrojtur Kuvendin nga kërcënimet manipuluese, në nenin 22 të STATUTIT të shoqatës thuhet se: “ Për çdo 50 anëtar ka 1 të mandatuar për në Kuvendin e Përgjithshëm të Shoqatës. Kjo është një tjetër arsye shumë e fortë, madje më e rëndësishmja që për të mbrojtur Kuvendin e Përgjithshëm nga i cili zgjidhen të gjitha organet e tjera, duhet lista e anëtarsisë, se sa anëëtar ka secila shoqatë. Pra ne nuk mund të pranojmë që me 15 persona që ishin në takimin informal në Korçë dhe Gramsh të kemi 7 delegatë ose të mandatuar, kur STATUTI për 7 të mandatuar kërkon minimalisht 350 anëtar. Ja këtu fillon manipulimi i shoqatës, të cilën STATUTI ose ‘Kushtetuta’ e shoqatës nuk të lë ta manipulosh. Dhe që të mos dërgohen fjalime të gatshme, dhe emra përfaqësimi, për të cilat disponoj fakte të pakundërshtueshme me zë dhe figurë nga Tirana, dhe që përbëjnë shkelje të rëndë statutore.

Në nenin 26 të STATUTIT i cili përcakton se:

1) Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”,Vendos: Pezullimin e kryetarëve të degëve në rast se konstaton prej tyre shkelje të rënda Statutore, emëron një kryetar të përkohshëm deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

2) Miraton rregulloren e organizimit dhe funksionimit të strukturave të Shoqatës.

3) Përfaqëson shoqatën në marrëdhënie me të tretët dhe negocion për partneritet me organizmat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në përfundim më duhet të theksoj se Mali i Tomorrit dhe gjithë treva e tij, me vlera të mëdha historike, qëndrojnë në themel të Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri”, pasi ai është shquar në shekuj për bukurinë e madhështinë e tij, duke u bërë burim frymëzimi për poetët, shkrimtarët, piktorët, studiuesit vendas e të huaj bashkimin pa asnjë dallim. Ndaj në shoqatë ka vend për të gjithë, duke ritheksuar se duhet të jemi “Të barabartë mes të barabartëve”. Mirënjohje për të gjithë ata personalitete që me mirësinë dhe mënçurinë e tyre na lanë trashëgim Shoqatën Tomorri, të cilën ne po ua trashëgojmë brezave që vijnë duke zhvilluar një Proces Zgjedhor të ndershëm nëpërmjet Grupit të Punës për Riorganizimin e saj.