EMRI/ Gjen vdekjen tragjikisht teksa punonte 40 vjeçari shqiptar në Itali

103
Sigal

Një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht në Itali teksa po punonte për ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh.

Mediat italiane thonë se viktima është Bardhi Brahimaj, 40-vjeçari shqiptar me banim në Lurate Caccivio.

Mësohet se ka pasur një aksident gjatë punës në kantierin e ngritur në rrugë për rrjetin e kanalizimeve dhe shqiptari ka qenë brenda gropës që ishte hapur gërmuar.

Një peshë e madhe materialesh ka rënë mbi të duke i shkaktuar vdekjen.

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, nuk kishte më asgjë për të bërë.

Sipas mediave italiane, Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio, dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër, i cili u lajmërua nga policia për ngjarjen e rëndë