Tërmeti, banorët e Durrësit dalin në protestë: Nuk duam të largohemi nga lagja 5

105
Sigal

Banorët e pesë pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë ngritur në protestë, pasi nuk pranojnë të transferohen në banesat që janë caktuar në periferi.

Banorët e lagjes nr.5 kundërshtojnë zhvendosjen në periferi pasi theksojnë se duan të jenë aty edhe ku kanë pasur banesat.

Të paktën pesë përfaqësues pallateve janë bërë bashkë para bashkisë dhe kundërshtojnë këtë vendim.

“Ne duam të prishen, po të rindërtohen po aty ku i kemi. Do të ngremë çadrat këtu ku jemi, s’kemi zgjidhje tjetër.

U bëjmë thirrje të marrin vendimet e duhura për lagjen numër 5 dhe sa më shpejt sepse nuk po përballojmë dot qiratë”, tha një banore që i është bashkuar protestës.