Vritet muzikanti në Ankara sepse nuk dinte këngën

131
Sigal

Onur Sener, një muzikant që punonte në një lokal në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, është vrarë nga tre persona me të cilët ai debatoi me arsyetimin se nuk e dinte këngën që ata kërkuan.

Debati filloi pasi Sener tha se nuk e dinte këngën dhe më pas u shndërrua në një përleshje fizike që përfundoi pas ndërhyrjes së stafit dhe klientëve.

Me njoftimin e qytetarëve dëshmitarë të ngjarjes, policia shkoi në vendngjarje. Sener, i cili mbeti i plagosur rëndë nga copa xhami në fyt, ndërroi jetë në spital.

Ekipet e Departamentit të Policisë së Ankarasë arrestuan tre të dyshuar lidhur me incidentin.

Pas vrasjes së muzikantit, i cili mori pjesë në një konkurs televiziv të titulluar “O Ses Türkiye” (versioni turk i “The Voice”) në vitin 2013, shumë mesazhe ngushëlluese u postuan nga artistëve të famshëm të Turqisë.