EMRI/ Arrestohet pas 20 vitesh shqiptari për trafik e droge, në vitin e trazirave 1997

524
Sigal

Mihallaq Boraku, 49 vjeç, me origjinë shqiptare u arrestua pasi rezulton i dënuar nga gjykatat në Cuneo dhe Siena.

Një shqiptar i arratisur prej më shumë se 20 vitesh pas dy dënimesh për trafik droge, është arrestuar nga policia italiane në Napoli.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burg në Secondigliano për të vuajtur një dënim përfundimtar në 8 vjet dhe 4 muaj.

Ai u ndalua në vitin 1998 në Bra, ku jetonte dhe kishte ndërtuar një rrjet të trafikut të drogës nga Shqipëria në Puglia, duke e transportuar më pas në Piemonte. Operacioni i antimafies në Torino u kodua në shqip “Besa”.

Gjatë operacionit, në 1997 u sekuestruan dyqind kilogramëve marihuanë, i destinuar për provincat e Cuneo, Asti, Alessandria dhe Torino.

Droga ishte sekuestruar në një pikë kontrolli në daljen e autostradës Asti Est në rrugën Turin-Piacenza. Lënda narkotike po transportohej me një kamion, i cili zyrtarisht ishte i ngarkuar me peshk dhe produkte ushqimore të tjera.