Pengmarrja dhe vdekja e 49-vjeçarit në Kamzë/ Policia arreston një person nga Kavaja, i afërm i familjes Hajri

482
Sigal

Mbrëmjen e sotme, policia ka arrestuar një person nga Kavaja, ku dyshohet të ketë pasur lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës në Kamzë.

Është raportuar se, personi i arrestuar është i afërm i familjes Hajri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa akuzohet për veprim dhe pengim të zbulimit  të vërtetës, duke fshehur sende të viktimës.

Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës, ndërsa në kërkim është shpallur Leonard Hajri si dhe janë nën hetim dhe 6 persona të tjerë si të përfshirë.

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës, ndërsa ndyshohet se trupi i pajetë i tij është groposur në territorin e Shijakut.

Deri më tani dyshohet se marrja peng e tij është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal, me bazë në Angli, dhe i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Sipas Policisë së Shtetit, vëllai i Jan Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen.

Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar janë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jan Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.