Ishte furnizuar me drogë në kufi, kapet në Greqi 38-vjeçari shqiptar me 32 kg marijuanë

168
Sigal

Kapet në kufirin greko-maqedonas një shqiptar me 32 kg marijuanë. Shqiptari 38-vjeç është kapur në Polikastro, Kilkis. Ai ishte furnizuar me drogë në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.

Në furgonin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan dy çanta me 30 pako qe përmbanin 32 kg 860 gram marijuanë. Gjithashtu nga policia iu sekuestruan 700 euro dhe dy celularë.