EMRI/ Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 80-vjeçari

197
Sigal

Një pasagjer, 80-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti në fshatin Gjokaj, Vorë (Tiranë), pasi drejtuesi e mjetit, H. S., ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.