Ish-kryeministri Berisha: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

387
Sigal

Ish-kryeministri Berisha shprejet se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Nga “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se duhet bërë një gjë e tillë sepse do të kufizohen të drejtat e njeriut.

Për Berishën, Rama nuk del nga shtëpia e tij në Surrel, biles gënjen mediat sikur është në kryeministri.

“Rama se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, se i pëlqen të dekretojë si sulltan Surreli. Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sepse do të kufizosh të drejtat e njeriut dhe duhet ta mobilizosh këtë. Ai nuk del nga Surreli. Nxjerr Muhamet Veliun nga kryeministria sikur është në zyrë. Zyrën e ka me zhgarravina. Ato karriget që vendos anash janë karriget që i përdor PS-ja për mitingje, gënjen mediat”,- u shpreh Berisha.