Mjekja: Tre persona të infektuar janë në gjendje të rëndë

392
Sigal

Mjekja infektologe në QSUT, Entela Ramosacaj e cila tha se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.

“Kemi 3 persona janë në gjendje të rëndë, por theksoj se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar. Kemi një veshje special. Një kostum i papërcjellshëm, kemi syzet dhe kemi maskat me karbon”.

Nga ana tjetër, edhe mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti foli në “Open”, ku tregoi shkallën e rrezikshmërisë së virusit vdekjeprurës.

“Ka studime që tregojnë se me rritjen e temperaturave, ulet mundësia e infektimit të shumë personave. Nuk është vetëm temperature që ka ndikim. Janë masat e marra një faktor shumë i rëndësishëm. Kjo mund të zgjasë dhe Britania ka marrë një vendim që duket afatgjatë. Në Britani, kur mbushen spitalet kthehet izolimi”.