EMRAT/ Zgjidhen anëtarët e rinj të KLP-së, kush janë tre prokurorët fitues

77
Sigal

Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e përgjithshme e prokurorëve me qëllim zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në përfundim të mbledhjes janë shpallur fitues:

Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme

Ludovik Dodaj, i cili ka marë 192 vota nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit

Zeqir Hoda, i cili ka marrë 150 vota nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve.

NJOFTIM

MBI MBLEDHJEN E PËRGJITHSHME E PROKURORËVE PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE PROKURORË NË KËSHILLIN E LARTË TË PROKURORISË

Tiranë, 15.10.2021. U zhvillua sot Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për tre anëtarë.

Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Ludovik Dodaj ka marë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:

Z. Zeqir Hoda 150 vota
Znj. Deniona Katro 48 vota
Znj. Elona Alvora 6 vota
Ndërkohë që 5 vota u shpallën të pavlefshme.