Falimentoi pas 74 vitesh, si do të quhet tani e tutje Alitalia, lamtumirë logos historike

207
Sigal

Pas shtatë dekadash, linja italiane ajrore “Alitalia” ka falimentuar.

Mbrëmjen e djeshme avioni Alitalia AZ 1586 U NGRIT për herë të fundit në Aeroportin Fiumicino në Romë me destinacion Cagliari.

Kështu kompania shënoI fundin pas 74 vitesh që operoI në këtë biznes. Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë.

Dhe së fundmi gjatë një konference për shtyp për prezantimin e linjës ajrore të re, u zbulua emri i vërtetë i ‘Alitalias’, i cIli është ‘Ita AirWays’.

Ngjyra bazë në trupin e avionit gjithashtu do të ndryshojë dhe do të jetë blu. Për këto javë aeroplanët do të fluturojnë me stilin klasik Alitalia, por kur të vijnë avionët e rinj – të porositur nga Airbus dhe të marrë me qira jashtë Italisë – një grup trengjyrësh do të shfaqet në bisht shkruan Corriera della Sera.

Çfarë do të ndodhë me markën historike?

Do të përfundojë në sirtarët e zyrave të kompanisë së re e cila pagoi 90 milionë euro për ta blerë atë (së bashku me uebfaqen alitalia.com) jo për ta rihapur atë, por për ta mbajtur atë të mos merret nga rivalët e tjerë.  Faqja e re do të jetë ita-airways.com.