EMRAT/ Transportonin drogë me gomone në Itali, Guardia di Finanza arreston trafikantët, mes tyre disa shqiptarë

358
Sigal

Autoritetet e Guardia Di Finanza në Itali kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Beached”, i cili është zhvilluar në Shqipëri dhe në Itali.

Në prangat e Policisë kanë rënë një grup trafikantësh që transportonin drōgë me skaf nëpërmjet detit.

Në Prokurori janë firmosur 17 urdhër-arreste, nëntë prej të cilëve janë për shtetas shqiptarë.

Deri më tani pesë prej tyre janë ndaluar dhe është vendosur masa “arrest shtëpie”, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim. Tre prej tyre janë kthyer në Shqipëri dhe për shkak të Covid nuk kanë udhëtuar më drejt Italisë.

Ndërsa shqiptari i katërt i shpallur në kërkim ndodhet në SHBA ku ka udhëtuar duke u nisur nga Shqipëria.

Mësohet se personat e arrestuar janë:: Teodoro Vindice, 44 vjeç, nga Brindisi; Pierluigi Chionna, 40 vjeç, i Francavilla Fontana; Francesco Cardone, 31 vjeç, nga Martina Franca (Taranto); Khay Blushaj Benard, 42 vjeç, Shqipëri; Dharda Zaimir, 36 vjeç, lindur në Shqipëri; Troqe Amarildo, 30 vjeç, lindur në Shqipëri; Ymeri Klajdi, 39 vjeç, lindur në Shqipëri; Hoxha Kreshnik, 32 vjeç, lindur në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 4,000 kilogramëve marijuanë, mbi gjysmë kilogram kōkainë, 27,000 euro në para, një varkë, tre makina dhe një motor.

Hetimet për rastin kanë filluar që në vitin 2017 pas kapjes së një skafi të ngarkuar me drōgë në plazhin e Kosta Merlatës.