Breshëri kallashnikovi gjatë natës në Fier, arrestohet 30 vjeçari, ishte i dehur

285
Sigal

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan në Fier në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Policia thotë se “rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri”.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

“Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.