EMRAT/ Të tjerë militantë numërohen si anëtarë të KK të thirrur nga deputeti Basha

290
Sigal

Të tjerë militantë të PD-së janë bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të thirrur nga deputeti Lulzim Basha, për të arritur kuorumin e kësaj mbledhje.

Kështu përveç militantëve të identifikuar deri më tani, të tjerë janë identifikuar gjatë këqyrjes së pamjeve të shpërndara nga Basha, pasi nuk janë lejuar mediat.

Dy militantë të tjerë kanë qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Bashës, për të plotësuar kuorumin.

Shpëtim Agolli, militant i zonës së unazës së re dhe Nazmi Totraku nga Rrogozhina edhe duke mos qenë anëtarë të Këshillit Kombëtar janë numëruar si të tillë në mbledhjen e sotme.