Makina del nga rruga dhe përplas 4 kalimtarë, shoferi ikën nga vendngjarja

25
Sigal

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur 4 këmbësorë në Burrel. Katër kalimtarët e aksidentuar po marrin mjekim në spital, ndërsa policia është vënë në kërkim të shoferit. Drejtuesi i automjetit, pasi ka shkaktuar aksidentin, ka ikur nga vendngjarja.

‘Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’  në qytetin e Burrelit,  shtetasi Ylber Xhepavdia., duke drejtuar automjetin tip “Benz”,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh.,  i cili pasi ka shkaktuar aksidentin,  është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.