Plakja e popullisë, PL: Qeveria vrau shpresën, më 20 shkurt në shesh kundër zhvatjes

28
Sigal

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Kristian Kina akuzoi qeverinë së është përgjegëse për shifrat alarmante të plakjes së popullsisë dhe largimit të të rinjve jashtë vendit.

Në një dalje për mediat, teksa solli në vëmendje shifrat zyrtare të INSTAT për rritje e plakjes së popullsisë, dhe uljen e nivelit të lindshmërisë, Kina deklaroi se qeveria ka vrarë shpresën tek shqiptarët,të cilët detyrohen cdo ditë e më shumë të braktisin vendin.

Sipas Kinës, prioriteti i qeverisë janë vetëm inceneratorët dhe PPP=të korruptive, ndaj ai bëri thirrje që me 20 shkurt të gjithë të dalin në protestë kundër zhvatjes, varfërisë dhe shopopullimit.

Deklarata e plotë e kryetarit të LRI, Kristian Kina

Përshëndetje të dashur qytetarë!
Duke ju uruar një javë të mbarë, me anë të kësaj konference për shtyp, dëshirojmë të ndajmë me ju, disa të dhëna katastrofike të publikuara nga Revista Monitor.

Referuar publikimeve më të fundit,
Në dy dekadat e fundit vendi ynë është plakur me ritmet më të larta në Europë.
Në vitin 2002, Shqipëria kishte moshën mesatare 27.6 vjeç, ndërsa sot, sipas të dhënave të publikuara të datës 1 Janar 2023, mosha mesatare është 38.8 vjeç.

Pra, ka një rritje prej 10.6 vite.
Statistike e dhimbshme për shtetin tonë!

Norma mesatare e rritjes së moshës në Europë është me 4.7 vite, ndërsa në Shqipëri 10.6 vite, 2.25 herë më shumë.
Që nga viti 2013 e deri sot, mosha mesatare e popullsisë së BE-së është rritur me 2.3 vjet, ndërsa popullsia e Shqipërisë për të njëjtën periudhë është plakur me 4.5 vite, pra me ritme dy herë më të lartë se mesatarja e Europës.
Këmbane alarmi janë të dhënat për numrin e të rinjve që jetojnë në Shqipëri, prezenca e të cilëve duket qartazi se po ulet çdo ditë e më shumë.
Në 1 janar 2023 raporti i varësisë së të rinjve (raporti i popullsisë 0-14 vjeç me popullsinë 15-64 vjeç) u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2022: nga 24,0% në 23,8%, ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve (raporti i popullsisë 65+ me popullsinë 15-64 vjeç) u rrit: nga 23,1% në 24,4% gjatë të njëjtës periudhë.
Pra, dukshëm kuptojmë se mosha e tretë ka një normë rritje shumë më të madhe se popullsia e re dhe aktive për punë.
Kjo statistikë tregon plakja e popullsisë ka për t’u bërë akoma edhe më e thellë në vitet në vijim.
Përpara pak kohësh, OKB ndërmori një sondazh ku tregonte alarmin që i kanosej Shqipërisë përsa i përket projeksionit të ndryshimit të moshës së popullsisë.
Por, kjo qeveri, me anë të regjimit shtypës ndaj shqiptarëve, ka bërë që, shifrat reale të jenë edhe me pesimiste se projeksionet e OKB-së.
Ecuria e lindjeve ka vijuar të jetë më keq se projeksionet, e me shumë gjasë popullsia e përgjithshme e vendit të jetë më e ulët se çdo parashikim i bërë deri më tani.
Referuar të dhënave zyrtare, në 2023 kanë lindur 5070 bebe ose 18.5% më pak se skenari më pesimist i INSTAT per 2023.
Në projeksionet e Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë së Shqipërisë deri në vitin 2100 pritej që lindjet me 2023 të ishin mbi 28 mijë, por në realitet ato ishin 22 për qind më të ulëta.
Pra, edhe njëherë kuptojmë sa rënduar është situata në Shqipëri.
Gjendja vijon të jetë edhe më dramatike ku të dhënat zyrtare tregojnë se vendi po përjeton emigracion masiv.
Ndërsa ekspertët ndërtojnë projeksionet për popullsinë bazuar mbi pritshmëritë e lindjeve dhe vdekjeve dhe mbi një cikël konstant emigracioni, zhvillimet reale treguan se treguesi që doli jashtë kontrollit është emigracioni, që ka shpërthyer në mënyrë masive.
Fshatrat po zbrazen.
Qytetet po boshatisen.
Shkollat po mbyllen.
Mësuesit po dalin të papunë.
Të rinjtë po largohen nga sytë këmbët.
Pakënaqësia ka rritur kulmin.

Pse?
Sepse ky regjim nuk ka në fokus qytetarët.
Nuk ka në fokus zhvillimin e vendit, por vetëm krijimin e inceneratorëve.
Nuk ka në fokus investimin në arsim, por tenderat sekrete.
Nuk ka në fokus uljen e taksave, por vetëm investitorët strategjikë dhe oligarkët të lidhur me qeverine që dita ditës ndërtojnë pallate e resorte.
Nuk ka në fokus rritjen e pensioneve, por vetëm zhvatjen e votave të pensionistëve me lëmosha qesharake, në prag zgjedhjeve.
Nuk ka në fokus luftën ndaj korrupsionit, por vetëm betejën ndaj atyre që mendojnë kundër.
Nuk ka në fokus gjallërimin e turizmit, inovacionit, Start-Up, por vetëm varfërimin e shqiptarëve dhe nxitjen e tyre për emigrim.

Por jo, të dashur miq!
Kësaj politike duhet t’i tregohet përballje dhe rezistencë.

Dhe prandaj, dita e nesërme është kaq e rëndësishme!
Dita e nesërme duhet të jetë një mesazh i qartë që : BOLL MË!
Boll e zhvate, e varfërove, e largove këtë popull nga Shqipëria!
Dita e nesërme duhet të jetë një shuplakë e fortë ndaj kësaj qeverie dhe modelit të tyre të sundimit.
Kështu që, përfitoj nga rasti, që të ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që kanë ngelur akoma në këtë vend, që nesër të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Me qëllim që Shqipërinë mos të detyrohen t’a braktisin…
Me qëllim që prindërit mos t’i lënë vetëm…
Me qëllim që mos të detyrohen të flasin një gjuhë të huaj jashtë atdheut.
Me qëllim që fëmijët e tyre të mos lindin e rriten ne dhe të huaj.
Kështu që nesër është dita!
Të gjithë në orën 19:30, përpara Kryeministrisë.
Faleminderit!