Dëbora e dendur bllokon dhjetë fshatra në zonën e Gollobordës, banorët: Autoritetet të na zhbllokojnë rrugët!

196
Sigal

Reshjet e dendura të dëborës dhe era e fortë kanë krijuar bllokime në disa prej akseve rrugore në zonën e Gollobordës, ku 10 fshatra janë izoluar.

Që prej ditës së premte në këtë zonë nuk ka qarkulluar asnjë lloj automjeti, pasi në disa vende trashësia e dëborës shkon mbi një metër.

I bllokuar është dhe aksi rrugor nacional Librazhd-Bulqizë. E njëjtë është edhe situata në aksin rrugor Sterblev-Klenjë-Shupenz, ku trashësia e dëborës arrin në 50 centimetra. Banorët kërkojnë nga instancat shtetërore zhbllokim të rrugëve.