“Do të punojmë për hapjen e negociatave të Shqipërisë”, Meta reagon pas konferencës Rama- Merkel

461
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas konferencës në Berlin të Ramës me Merkel, ku kjo e fundit shprehu angazhimin e saj për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Meta e përshëndet angazhimin e Merkel si dhe shton se harta e nëntë kushteve të Bundestagut është më e sigurta e rrugës europiane të Shqipërisë.

POSTIMI I ILIR METËS

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!