EMRAT/ Kishin mbushur me drogë luginën, arrestohen 4 persona në Kavajë, një tjetër shpallet në kërkim

267
Sigal

Policia e Kavajës ka arrestuar katër persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë shtetasit Xhevdet Lika, Tauland dhe Pëllum Lika (vëllezër) dhe Ismail Allmeta. Ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi Viskont Hysi si dhe është proceduar penalisht Halit Karaboja.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Kavajë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, si dhe procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Golemas.   

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit njëmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:    

Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë; U shpall në kërkim shtetasi V. H., 28 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Golemas, shtetasi H. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.      

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”