Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Franca, të dënuar për krīme të rënda.
Interpol bën me dije se ka ekstraduar shtetasit Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë dhe Ilir Kello, 45 vjeç.
Sipas policisë, shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krīmeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja në rrethana të tjera cilësuese”, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
NJOFTIMI
Vijojnë operacionit e ekstradimit të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt vendit tonë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën dhe Interpol Parisin u finalizuan dy operacione ekstradimi.
Ekstradohet nga Italia një 39-vjeçar i dënuar me 19 vjet burg, për vepra të rënda kundër personit.
Gjithashtu ekstradohet nga Franca një 45-vjeçar i dënuar për mashtrim.
Në vijim të bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ZQK Interpol Tirana u ekstradua nga Italia shtetasi Dritan Karaj alias Ethem Ademi, 39 vjeç, lindur në Krujë.
Shtetasi Dritan Karaj ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga ZQK Tirana, pasi Gjykata e Krīmeve të Rënda e ka dënuar me 19 vjet burg, për kryerjen e veprave penale “Vrāsja në rrethana të tjera cilësuese”, “ārmëmbajtja pa leje” dhe “Rrembimi ose mbajtja peng e personit”.
Gjithashtu, po nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ilir Kello, 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale ”Mashtrimi”.