Gjirokastër/ Policia ndjek me dron 2 të rinjtë që thyen karantinën

401
Sigal

Në Gjirokastër policia po kontrollon situatën nga ajri me dron nëse qytetarët po e zbatojnë urdhrin për të qëndruar në karantinë në shtëpi.

Ditën e sotme, dy të rinj për t’i shpëtuar patrullës së policisë në rrugë ia mbathën me vrap nëpër rrugicat e qytetit por nuk i bënë llogaritë mirë, pasi harruan dronin mbi kokat e tyre, që i ndoqi këmba këmbës deri në momentin që dy këmbësorët u fshehën në një shkëmb.