Mërgim Mavraj thirrje shqiptarëve për karantinimin, por edhe ironizon Ramën për deklaratën e tij (VIDEO)

720
Sigal

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare ,Mërgim Mavraj përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje shqiptarëve që të respektojnë karantinimin, pasi shëndeti i gjithkujt është i rëndësishëm.Mavraj nuk ka lënë pa përmendur,duke ironizuar kështu deklaratën e kryeminstrit Edi Rama në emisionin “Opinion” ku tha se qeveria nuk do të bëhej si kombëtarja që ha gola në minutën e fundit. “Ftojmë politikanët të futen në ndeshjet tona të ardhme të na japin një dorë mos të pësojme gol. Ne e cuam Shqiperinë në Europë, mbase e cojnë edhe ata”,-thumbon futbollisti.

Shikoni videon ne minuten 20:10 e sekonda

Ja postimi i tij:

Ne kemi nis nje fushate ku mbeshesim edhe qeverine, ku solidarizohemi dhe u kerkojme qytetareve tane te rrine ne shtepi. Shendeti i gjithkujt me i rendsishem se cdo gje. Sa per golat ne minutat e fundit, ftojme politikanet te futen ne ndeshjet tona te ardhme te na japin nje dore mos te pesojm gol. Ne e cuam Shqiperine ne Europe, mbase e cojne edhe ata.