EMRAT/ Dogjën makinat e shefave të policisë në Elbasan, zbulohen autorët

525
Sigal

Policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “Zjarri i Natës” ka zbardhur dy ngjarje të rënda, që kanë të bëjnë me djegien e automjeteve të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit në Bradashesh, dhe atij të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli.

Komisariati falë një pune të mirë organizuar hetimore ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të cilët janë Gerti Hysenbelli dhe Brikin Rusta, banorë në Elbasan, ndaj tyre është lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria e Elbasanit.

Ata akuzohen se nëpërmjet zjarrvënës kanë shkatërruar plotësisht makinat në pronësi të Krenar Kasit, Shefit të Paraburgimit dhe Edvin Gjylit, Oficer i Krimeve të Rënda në Policinë e Elbasanit.