Kryetarja e bashkisë të Durrësit, Emiriana Sako bën të ditur se edhe studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” do të pajisen me kartë studenti, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme. Sako:” Me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, nënshkruam marrëveshjen për kartën e studentit, si dhe delegimin dhe administrimin e kartës nga Bashkia Durrës. Së shpejti Karta e Studentit do të jetë një mbështetje për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, duke lehtësuar barrën financiare për produkte e shërbime të ndryshme.
Çdo student i pajisur me kartë do të përfitojë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas, të ofruara nga vetë Bashkia apo edhe institucione të tjera publike dhe partnerë, të cilët bëhen pjesë e këtij programi, të tilla si Qëndra Kulturore “Aleksandër Moisiu”, Rrjeti muzeal, Biblioteka Publike, Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, stadiumi “Niko Dovana”, etj.
Ndërkohë kryebashkiakja e Durrësit vijon investimet për mirëmbajtjen e infrastrukturës. Duke punuar intensivisht për zhbllokimin e kolektorëve në disa zona si dhe pastrimin e kanalizimeve dhe të pusetave duke normalizuar kështu të gjithë rrjetin. Ajo shprehet se :”Kjo është një punë përgatitore për të mbajtur rrjetin në gadishmëri për disiplinimin e ujërave në rastet e rrebesheve të shiut. Gjithashtu në lagjen 16 kemi bërë zëvendësimin e pemëve të dëmtuara në kuadër të nismës sonë prriotare për një Durrës të gjelbër.