Erion Veliaj: Demokracia funksionon te kutia e votimit, politika e bllokimit ka treguar se sjellë vetëm humbje për qytetarët

87
Sigal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e opozitws, e cila është planifikuar për këtë të shtunë. Në një intervistë Veliaj theksoi se demokracia funksionon te kutia e votimit. Ai shtoi se politika e djegies dhe e bllokimit ka treguar se sjell vetëm humbje.

“Edhe ata kanë kuptuar që kjo është një politikë që jo vetëm nuk sjell vota, përkundrazi pakëson edhe ato vota që kanë. Është diçka që nuk ka sjellë fitoren e askujt dhe nuk më rezulton që është një taktikë që funksionon. Kështu që, patjetër që protestat duhet të lejohen, por të thuash që ik ti, të vij unë pa votë, ja ku i kemi zgjedhjet: 14 Maji. Të kandidojë vetë Saliu, Iliri e kush të dojë, e të provohet. Legjitimiteti buron nga kutia e votimit, ku njerëzit lidhin një kontratë. Në qoftë se ata janë me këtë filozofi, të mbushim sheshet, por kutitë bosh, ky është problemi i tyre. Ky nuk është një problem i demokracisë apo Shqipërisë, se Shqipëria dhe demokracia funksionon te kutia e votimit. Po s’i ke votat, hidhu përpjetë sa të duash, blloko, digj, por nuk është diçka që funksionon se s’ka funksionuar deri tani, që të legjitimohet kjo sjellje”,- tha ai.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana pastrohet shumë më lirë se sa në kohën kur në krye të Bashkisë ishte Lulzim Basha. “Këta e kanë menaxhuar Bashkinë e Tiranës në vitin 2015 dhe propozimi i tyre ishte për 37 euro toni, sot është 28. Durrësi e ka 29 se ka edhe pjesën e distancës. Sot Tirana paguan më pak se qytetet e tjera, por një gjë është e sigurtw, Tirana sot paguan 1/3 e tonit më pak, se koalicioni Meta – Berisha – Basha – Kryemadhi në Bashkinë e Tiranës.