Emiratet Arabe refuzojnë ekstradimin e Florenc Çapjas drejt Shqipërisë

54
Sigal

I kërkuar në Shqipëri për dy vrasje, Emiratet e Bashkura Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapjas.

Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe më pas Çapja është lënë i lirë.

Pas fitimir të lirisë, Florenc Çapja, i akuzuar si organizator i vrasjes së Babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një email Gjykatës së Posaçme, ku kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga xhaxhai i tij, Ardiam Çapja dhe anëtarët e tijerë të grupit të marrë të pandehur.

Ky email vjen vetëm pak ditë pas Gjykata e ndau çështjen nga pjesa tjetër me argumentin se ska marrë dijeni.

40-vjeçari Florenc Çapja, në email, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij. Pas marrjes së kësaj kërkese, gjykata vendosi të shtyjë seancën.

Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Florenc Çapja apo jo.

Ndërkohë që Emiratet e Bashkura Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapjas, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje.