Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

127
Sigal

Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që shumë emigrantë të lënë atdheun dhe të rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë.

Kështu në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme ka pasur një fluks të shtuar personash që shkojnë në Greqi.

Për të përballuar fluksin e lartë pala shqiptare punon me 5 sportele një në hyrje dhe 4 në dalje.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1247 persona dhe kanë dalë 2201.

Ndërkohë prej orës 24:00 dhe deri paraditen e sotme kanë hyrë në territorin tonë 682 persona dhe 157 mjete, ndërsa kanë dalë 1885 persona dhe 548 mjete.